Italia mban zi për komentatorin e shquar, Xhampiero Galeaci!

“Paksa si Sandro Çoti, paksa si Pipo Baudo”. Gjithsesi, së pari ai ishte vetvetja, një ikonë shumë e dashur dhe e veçantë e ekranit dhe e mikrofonit sportiv italian, sidomos e futbollit. Xhampiero Galeaci u shua në moshën 75-vjeçare, ndërsa mediat italiane shkruanin se ishte i sëmurë prej kohësh. Një figurë që u bë familjare për tifozët, por edhe për lojtarët, me lirshmërinë në komunikim e në komentim, ndërsa e quanin me shaka “Bifteku i madh” (Il bisteccone). Galeaci e nisi si sportist, pastaj si student, si gazetar dhe personazh televiziv, ndërsa mori pjesë në “Të Dielën Sportive”, në “Minutën e 90-të”, në “Domenica In”, shpesh në krah të mikes Mara Venier. Për 40 vjet punoi tek RAI pa e tradhëtuar kurrë, ndërsa e cilësonin “një bombë atomike”. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, ai ishte i hapur me cilësitë dhe të metat, ishte mik i sportistëve, por sidomos mik i italianëve.

Sfidanti.al