Ylli i Volfsburgut merr shembull nga Liverpuli dhe nga Bajerni

Quhet Janik Gerhart (Gerhardt) dhe është një nga shtyllat e skuadrës së tij në Bundesligë. Futbollisti 27-vjeçar po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Kohfeld (ish-teknik i Verderit me Rashicën), duke dirigjuar që nga mesfusha e Volfsburgut, ndërsa ish-trajneri Mark Van Bomer e vendoste më shumë në krah të mbrojtjes. Prej disa ndeshjesh ai po lufton fort dhe Volfsburgu është në vend të 4-ët në renditje me 19 pikë duke lënë pas ekipe më të vlerësuar si Lajpcig, Leverkusen apo Gladbah. Gerharti thekson se ka shumë rëndësi që futbolli të luhet thjesht, duke përdorur “elementë bazë”, që nga pasimi e deri loja pa top. “Unë kam si model lojtarë të ekipeve që luajnë futboll të thjeshtë, që prandaj është i bukur dhe i suksesshëm, si Liverpuli apo Bajerni”, – thotë 27-vjeçari.

Sfidanti.al