Rikthimi i italianit i dha Premier Ligës një rëndësi edhe më të madhe, si “Meka e futbollit” këto vite. Antonio Konte iu shtua emrave të mëdhenj të trajningut si Pep Guardiola, Jurgen Klop apo Tomas Tuhel, ndërsa kjo katërshe është nga më të famshmet në botë. Mediat angleze pyesin se cili mund të cilësohet më i miri nga këta trajnerë që kanë fituar shumë tituj, por edhe Champions (Konte ende jo “kupën me veshë”). Edhe më parë, Premier Liga kishte trajnerë të shkëlqyer, dhe ishin bashkë Guardiola, Murinjo, Klop, Konte, Ançeloti, apo më parë Sër Aleks Ferguson e Arsen Venger, pa harruar Rafa Benitezin që fitoi Championsin me Liverpulin.
Sfidanti.al