E rëndë në Itali, gjendet trupi i pajetë i boksierit në lumin Tiber!

Ishte një sportist dhe si i tillë ishte mësuar me sfidat e nuk dëshironte kurrë që të dorëzohej. Gjithsesi, boksieri Alesio Xangrili (Zangrili) e humbi një betejë dhe ishte ajo kryesorja, pasi u gjet pa jetë në brigjet e lumit Tiber në Romë. Xangrili ishte zhdukur që nga 10 tetori i këtij viti, dhe mamaja e tij kishte kërkuar publikisht që të bëheshin kërkime për të gjetur djalin që nuk i ishte kthyer në shtëpi. Vetë mamaja kishte deklaruar se djali i saj po kalonte një moment shumë të vështirë sepse nuk po arrinte të gjente punë, pasi kishte humbur mundësinë e vetme për shkak të Kovidit. Edhe emri i shquar i boksit italian, Klemente Ruso, kishte bërë apel për të ndihmuar Xangrilin, por kjo gjë nuk u bë.

Sfidanti.al