Është 30 vjeç dhe ka pasur vazhdimisht dyshime për të marrë dozat e mbrojtjes ndaj koronavirusit. Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit shqiptaro-zviceran Valon Behrami, është detyruar të kalojë shqetësimet e veta ndaj vaksinës për shkak se nuk deshi të rrezikonte karrierën. Zvicerania është në vendin e dytë në Kupën e Botës të këtij viti pas amerikanes Shifrin, veçse rrezikonte të mos merrte pjesë në sllallomin gjigand në Kilington të SHBA-së. Në Kilington dhe në Lejk Luizë, vaksinimi është i detyrueshëm, ndaj edhe Lara vendosi të mos kundërshtonte për të pasur mundësi të luftonte për titullin botëror. Po ashtu, në shkurt 2022 janë Lojrat Olimpike në Pekin, ku vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por ku sportistët e pavaksinuar duhet të kalojnë një periudhë izolimi 21-ditore.
Sfidanti.al