Ksavi do të jetë nesër trajneri i ri i Barcelonës

Ky është lajmi që vjen nga Lindja e Mesme, dhe gazetat sportive të Katalonjës janë të sigurta. “El Mundo Deportivo” shkruan se Ksavi Hernandes do të jetë këtë të premte trajneri i ri i Barcelonës. Jo se dy klubet kanë gjetur ndonjë akord, Al Sad dhe katalanasit nuk janë marrë dot vesh, por gjithsesi vullneti i Ksavit është që të largohet, dhe kjo gjë do të jetë vendimtare. Këtë të premte, ish-mesfushori do të ketë takimin e fundit me drejtuesit e klubit në Katar, dhe nëse nuk do të lejohet që të largohet me marrëveshje, atëherë Barcelona do të jetë e detyruar që të paguajë klauzolën e transferimit që ekziston në kontratën e tij. “El Mundo Deportivo” nuk tregon sesa mund të jetë kjo klauzolë, por deri tani janë dhënë dy shifra, 1 milionë dhe 5 milionë euro. Besohet se shifra e parë duhet të jetë e sakta.

Sfidanti.al