Ballo me maska ose “Halluin i vonuar” në Derbin Dinamo- Tirana!

Ballo me maska në Derbin e Shqipërisë midis Dinamos dhe Tiranës! Sa hap e mbyll sytë, tamam siç ndodh sipas moralit amalgamë të Kupës , i forti me të dobtin ndërruan me “sukses” rolet në derbi. Tirana u bë e pafuqishme, gati për të ardhur keq, ndërsa Dinamo zaptoi frenat dhe pushetin e lojës dhe dërgoi vetëm 2 gola në portën e tyre, si një akt “mëshire” për bardheblutë.

Ç’ishte ky ndryshim kaq tallavitës në thellesi të lojës, aq sa dukej sikur ekipet po nderonin me vonesë “Halluinin”, në nje ritual ku secili ekip kishte preferuar maskën e vet, Tirana atë të humbësit pa shpresë dhe Dinamo atë të fituesit ..Sikur ndeshja te vazhdonte ditë e natë nuk do te ndryshonin fatet!

Ata që janë mësuar me “magjitë e Kupës” as që nuk e vranë mendjen për rolet 90 minutëshe që ndanë ekipet midis tyre, pikerisht ne atë Derbi, për të cilin thonin me ngazellim se kishte gati 10 vite që e prisnin me padurim. Në fakt, me atë “rrokadë” stili dhe imazhi që ndodhi në “Air Albania”, dukej sikur ekipet as nuk i kishin munguar fare njëri-tjetrit, madje të krijonin idenë sikur ia njihnin fare mirë veset njëri- tjetrit….

Sfidanti.al