Inspektori i policisë, Dani Makelie, ishte një “Ufo” për Atletikon në “Anfild”

Kur edhe opinionistët dhe gazetarët britanikë u habitën e vunë duart në kokë për atë që ai bëri, kuptohet se çfarë “lëmshi” krijoi arbitri në ndeshjen e Championsit në Liverpul. Dani Makelie përjashtoi lojtarin e Atletikos, Felipen, në minutën e 36-të për një ndërhyrje të gabuar ndaj Sadio Manesë. Siç komentojnë në Angli, ajo ndërhyrje mund të ishte maksimumi karton i verdhë, por Makelie e nxorri jashtë me të kuqe mbrojtësin brazilian, pas shumë vonesash dhe “meditimi”. Spanjollët padyshim që u tërbuan, ndërsa “Deili Meil” bënte shaka duke thënë se “imagjinon se çfarë mund të bëjë ky inspektor policie nga Roterdami, nëse shikon dy makina të parkuara parallel”. Ishte ende pjesa e parë dhe inferioriteti numerik i prishi shumë punë ekipit spanjoll, ndonëse ai i kishte pësuar 2 golat që kur ishte me 11 vetë në fushë.

Sfidanti.al