Jo vetëm Vllahoviçin, Konte ka gati 10 milionë euro për Kesin!

“Revolucioni” tek Totenhemi do të jetë i thellë dhe disa nga emrat po fliten që tani. Në listën e Antonio Kontes nuk është vetëm sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vllahoviç (për të cilin kërkohen 60 milionë euro), por edhe mesfushori i Milanit, Frank Kesi. Afrikani është kërkuar edhe më parë nga Spërsat, por mbërritja e Kontes në stol mund ta nxisë edhe më shumë të shkojë në Londër, si edhe rroga që pritet të jetë 10 milionë euro në sezon. Kjo do të thotë rreth 2 milionë euro më shumë sesa mund t’i japë Milani. Nuk dihet nëse transferimi mund të ndodhë në qershor, apo në janar, ndërsa klubi italian mund të pranojë janarin për të përfituar diçka nga kartoni, ndërsa Totenhemi ka nevojë urgjente për lojtarë. Konte gjithsesi mund të “ringjallë” lojtarët që ka që tani në ekip si Kejn, Son, Dele Ali, Reguilon e të tjerë.

Sfidanti.al