Entuziazmi i Nagelsmanit: Më në fund u ktheva në stol!

Kishte 4 ndeshje që nuk e provonte këtë ndjenjë, madje edhe më keq, ishte i izoluar. Julian Nagelsman është një njeri i futbollit, nga koka deri te këmbët, por trajneri i Bajernit e pati punën pisk për shkak të infektimit me Kovid, ndaj edhe u lumturua që iu dha mundësia të ulej në stol. Kjo ndodhi në ndeshjen e bavarezëve ndaj Benfikës në Champions, dhe lojtarët e tij e “qerasën” me një fitore 5-2, ku “doravitësi” më i madh ishte Robert Levandovski me 3 gola. Bajerni ka Ka 12 pikë të plota në 4 ndeshje dhe 17 gola të shënuar në 4 ndeshje. “Një kënaqësi e madhe që isha sërish në stol, – tha Nagelsmani, – ua thashë edhe djemve. Një ndeshje e pabesueshme për ne, me ritëm shumë të lartë, me gola të bukur. Ishim të pafat që pësuam dy gola”.

Sfidanti.al