Vjedhja më e shpejtë në Superligë? Ato 10 sekondat e famshme të Kukësit…

A ka futboll perfekt? Trajneri me famë botërore, Pep Guardiola mendon se as nuk duhet të guxojnë kolegët e tij, trajnerët, ta pohojmë një gjë të tillë sepse na bie poshtë lufta e përditshme për t’u përmirësuar. Kurse trajneri i ri shqiptar, pra ushtari debutues në këtë “luftë”, Bledi Shkëmbi i Dinamos , fill pas ndeshjes me Kukësin , ka guxuar të thotë atë që s’thuhet : “ Kemi bërë një ndeshje perfekte, me përjashtim të 10 sekondave , aq sa zgjati aksioni i golit të Kukësit”.

Dhe nga ata që panë ndeshjen e Dinamos ndaj Kukësit, cili do të ishte i pari që do ta përgënjeshtronte trajnerin që e tradhëtuan vetëm 10 sekonda brënda një 90 minutëshi që qënka mbuluar në mënyrë perfekte nga futbollistët e tij ? Ironi e fatit apo lexim i gabuar i lojës, kështu mund të quhet ajo që ndodhi. Nuk ishte Gjici i Kukësit, që sipas ritualit klasik mund t’i jepte përgjigje flakëruese Shkëmbit për vjedhjen e rezultatit të ndeshjes për 10 sekonda , por vetë presidenti i Dinamos, Bardhi, që me një stil lakonik i vuri kapakun : “ Kukësi e meritoi fitoren..!”

Ky mund të konsiderohet leksioni i dytë( deri në këto javë të kampionatit) për trajnerin Shkëmbi, pasi tre apo katër javë më parë, i habiti të gjithë me deklaratën e harbuar se Dinamo e tij është nisur për titullin kampion! Në një futboll që është mësuar t’i shkelë rregullat etike dhe normat e modestisë, s’bën habi fakti , kur në foltoren kampione na shfaqet ekipi që ringjallet pas 9 vitesh…siç është rasti i Dinamos..

Sfidanti.al