Broja nuk luan ndaj Uatfordit, por pret Çelsin në janar!

Lajmi i keq është që “Shenjtorët” nuk do ta kenë sulmuesin shqiptar për ndeshjen e kësaj fundjave në Premier Ligë. Dëmtimi i pësuar javën e kaluar ndaj Bërnlit nuk ka kaluar dhe trajneri Ralf Hazenhytl pohon se Armando Broja nuk është në ekipin e Sauthemptonit këtë herë. Ai mungoi edhe në Kupën e Ligës ndaj Çelsit, por gjithsesi nuk do të kishte luajtur për shkak të klauzolës në kontratë që nuk e lejon të dalë në fushë ndaj ekipit që i ka kartonin dhe që e ka huazuar tek “Soton”. Gjithsesi, kontrata e tij paska edhe një klauzolë tjetër, që e lejon Çelsin ta thrrasë shqiptarin 20-vjeçar edhe gjatë këtij sezoni, nëse do ta bindë dhe nëse do të ketë nevojë për të. Kjo gjë mund të ndodhë që në janar. Broja ka shënuar 2 gola në 2 ndeshje si titular në Premier Ligë duke bërë përparime të mëdha.

Sfidanti.al