Reali shkon në Elçe me Modriçin, por pa Karim Benzemanë!

Lajm aspak i mirë për tifozët dhe për trajnerin Karlo Ançeloti. Karim Benzema nuk do të ketë mundësi ta ndihmojë Realin në ndeshjen e sotme të La Ligës në fushën e Elçes në orën 14:00. Sulmuesi francez ka ndjerë shqetësime fizike, dhe Ançeloti nuk e ka marrë në stërvitjen e fundit, dhe po ashtu nuk e ka grumbulluar për sfidën në udhëtim. Lajmi i mirë është që Luka Modriç është i shlodhur dhe është sërish pjesë e grupit. Gjithsesi, mungesa e Benzemasë është goditje e rënëd për Madridin, pasi sulmuesi francez është shënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë i ekipit me 11 gola e 8 asistë në 13 ndeshje këtë sezon. Edhe me Benzemanë në fushë, Reali ka pasur probleme dhe nuk ka bindur gjithnjë siç ndodhi së fundmi në “Bernabeu” ndaj Osasunës, si i bëhet pa të?!

Sfidanti.al