PSG fiton, por është Di Maria që bën “Mesin” ndaj Lilës!

U ndesh kryesuesja e kampionatit me kampionen në fuqi, por që është shumë poshtë në renditje pasi humbi trajnerin dhe disa lojtarë. Paris SG ia doli me vuajtje të mëdha ndaj Lilës, duke qenë në pozita shumë të mira në krye të Ligës së Parë të Francës, veçse alarmi është gjithsesi i madh. Lionel Mesi nuk po mundet të jetë vetvetja, dhe u dëmtua sërish në prag të ndeshjes së Championsit në fushën e Lajpcigut. Në mungesë edhe të Kilian Mbapesë, ishte Angel Di Maria që mori rolin e Mesit duke udhëhequr parizienët drejt përmbysjes së rezultatit. Zhonatan David kaloi Lilën në epërsi në pjesën e parë, por kapiteni Markinjos barazoi me asistin e marrë nga Di Maria. Ky i fundit shënoi golin e fitores 2 minuta para fundit, pasi topit të shkëlqyer të shërbyer nga Nejmar. Nuk dihet nëse Mesi do të jetë gati për mesjavën, por pyetja kryesore është se kur argjentinasi do të prodhojë tek PSG-ja formën që kishte tek Barcelona?!

Sfidanti.al