Në Itali nuk të lejohet të luash futboll, as në nivel amator, nëse ke një aparaturë për rregullimin e ritmit të zemrës. Kristian Eriksen ka një defibrilator të vendosur në trup dhe të lidhur me zemrën pasi atakut kardiak që pati në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës në Euro 2020, dhe që nga ajo kohë ka qenë pushim. Interi i Milanos tashmë ka vendosur që të mos e ketë në radhët e veta, duke e pasur të pamundur për ta aktivizuar, ndërsa nuk dihet nëse ndonjë skuadër tjetër në Europë do të pranojë të rrezikojë duke e marrë mesfushorin 29-vjeçar danez. Në Holandë, p.sh., luan Dejli Blind, që ka defibrilator, por që është ende në radhët e Ajaksit dhe të kombëtares së Holandës.
Sfidanti.al