Ish-ylli i “djajve të kuq” kishte deklaruar në rolin e opinionistit se trajneri i Liverpulit duhet të jetë lumturuar shumë kur ka parë ndeshjen e “Old Trafordit” në Champions. “Mendoj se Klopi ka fërkuar duart kur ka parë pjesën e parë, – tha Pol Skoullsi pas ndeshjes së Mançester Junajtidit ndaj Atalantës, – nëse luan ashtu ndaj Liverpulit pëson 4 gola në pjesën e parë dhe nuk ka kthim”. Gjithsesi, Klopi nuk ishte i këtij mendimi. “E vërtetë që Junajtidi pësoi 2 gola në pjesën e parë, por pati gjithsesi 2-3 raste të pastër për gol, – tha trajneri gjerman, – në pjesën e dytë u hodh në sulm për fitoren dhe e arriti duke i krijuar probleme kundërshtarit, gjë që mund ta bëjë me cilësinë që ka, sidomos kur ti e lë lojën, siç bëri disi Atalanta. Ishte një paraqitje force”. Liverpuli luan të dielën pasdite në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit për Premier Ligën.
Sfidanti.al