Klop e vendos Salahun mbi Mesin e Ronaldon, por egjiptiani bindet vetëm me stërlina!

Kontrasti është i plotë mes shkëlqimit në fushë dhe përqafimeve të forta, dhe mes pikës së vdekur në të cilën janë për momentin bisedimet për kontratën. Mes Liverpulit dhe Mohamed Salahut qendron kjo situatë e çuditshme, ku gjithçka është në kulmin e vet. Në kulm forma e sulmuesit 29-vjeçar egjiptian që po konkurron për çmimin e lojtarit më të mirë në botë për momentin, dhe në kulm paqartësia nëse ai do të rinovojë akordin me të kuqtë apo do të largohet nga “Anfildi”. E sigurt është shumë klube e presin me krahët hapur, ndonëse pak mund t’i japin 500 000 paundë stërlina në javë, aq sa ai kërkon. Gjithsesi, në jetë vlen sidomos momenti dhe Salah e trajneri Jurgen Klop po e shijojnë në maksimumi. “Salah është më i mirë se Mesi e Ronaldo, – tha Klopi pas golit të shkëlqyer të sulmuesit me numrin 10 ndaj Uatfordit, – ai është në moshën kur mund të përmirësohet, dhe ai vazhdon ta bëjë. Për vite me radhë Kristiano e Leo ishin më të mirët, por Mo tashmë në nivelin “top”. Ai ka qenë ndër 5 më të mirët e botës që kur ka ardhur në Liverpuli, por tani është më i miri”. Salah ka 10 gola këtë sezon në Premier dhe ka dhënë 6 asistë në 15 ndeshjet e fundit gjithashtu në kampionat.

Sfidanti.al