Pioli, nga Interi tek Milani duket se ka fituar “doktoratën” për titull

Nuk është vlerësuar ndonjëherë si një trajner tepër i fortë nga karakteri, por po tregon se i ka bërë hapat e duhur. Stefano Pioli jo më kot ka qenë trajner i Interit përpara sesa të emërohej nga Milani, ndërsa ka kaluar stazhin edhe tek Fiorentina apo Bolonja sa për të dhënë dy emra. Tashmë po mbushen 2 vjet të punës së tij me kuqezinjtë, pra tekniku ka pasur në krahun e tij gjënë më të domosdoshme për profesionin e tij, kohën. Po ashtu edhe lojtarët e mirë, që nga Ibrahimoviç, Kesi, Teo Hernandez, deri tek Tonali, Zhiru, Kastijeho apo Maldini i ri.

“Ne po përballojmë me sukses mungesat sepse unë kam në dispozicion shumë lojtarë të fortë, – e pranon vetë Pioli, – jemi konkurrues. U treguam shumë të fortë në karakter, në reagim, por pas pushimit rritëm shpejtësinë dhe cilësinë. Tre pikë shumë të rëndësishme falë edhe tifozëve tanë (në stadium ishin 40 000). Për të arritur objektiva të mëdha duhet të mendosh gjërat e vogla, t’i marërsh ndeshjet njërën pas tjetrës. Deri tani kemi zhvilluar 8 ndeshje shumë të mira, por tani duhet të mendojmë për Championsin”. Një ndeshje e vështirë e pret Milanin në Porto, pas dy humbjeve me Liverpulin dhe Atletikon e Madridit.

Sfidanti.al