Nagelsmani, trajneri që shkon me skejtbord drejt sukseseve me Bajernin

Kur bavarezët bënë zgjedhjen e tyre pati nga ata që u habitën, por jo edhe aq shumë. Julian Nagelsman, edhe pse 34 vjeç, ishte bërë trajner i njohur në Gjermani dhe në Europë, një bir i vërtetë i shekullit të tij, që bën të duken të vjetër edhe ata që quhen “milenialë”, pra që kanë lindur në vitin 2000 apo më pas. Nagelsmani e la futbollin 20 vjeç për shkak dëmtimi, ndërsa bëri emër tek Hofenhajmi e pastaj me Lajpcigun. Në 2018, kur ai ishte 31 vjeç, Arsenali preferoi më mirë Unai Emerin sesa gjermanin e ri, ndërsa ishte vetë Nagelsmani që refuzoi Realin sepse nuk dinte mirë spanjisht. Kur Totenhemi mendoi ta merrte si pasardhës të Murinjos, gjithçka kishte marrë fund sepse Bajerni e kishte piketuar si pasardhës për Hansi Flikun. Nagelsmani është më i ri se kapiteni i tij, Manuel Nojer (35 vjeç), dhe shumë pranë moshës së Levandovskit apo Tomas Mylerit. Një njeri tepër modern, më i riu trajner i 5 ligave kryesore të Europës, me shaka mund të thuhet se po shkon me “skejtbord” drejt sukseseve me Bajernin.

Sfidanti.al