Paskemi marrë notën 10-të në provimin që FSHF-ja kishte me UEFA-n , tamam – tamam në organizmin e mbledhjes së radhës së Komitetit Hat Trick të UEFA-s , disa ditë më parë. Shyqyr zotit , “çunat e UEFA-s” me në krye zvëndëspresidentin Nilson, njeherazi edhe kryetar i këtij komiteti, janë mrekulluar nga mikpritja shqiptare e zyrtarëve tanë. Thonë se i kemi pritur kaq mrekullisht, sa i kemi vrarë me bukë në gojë, dhe kanw ikur, gati të penduar, për dënimin ekzemplar me 10 vite që na kanë damkasour emrin..
Po cila paska qënë formula e mikpritjes me 5 yje, sa kryetari i Komitetit, Hat Trick, zoti Nilson ka shkruar një letër kaq mbresëlënëse dhe tejet falenderuese, saqë kapërcen çdo flirt që mund të kemi patur me UEFA-n qysh kur hyri brenda tyre dhe “sulltani” jonw:
“Jam pafund falenderues për përfshirjen tua zoti Duka j teksa mirëpritët Anëtarët e Komitetit. Të gjithë anëtarët e Komitetit vlerësuan njëzëri pritjen e shkëlqyer dhe veçanërisht guidën dhe ndeshjen e futbollit në “Air Albania” – Juaji sinqerisht Karl Erik Nilson.
Le të mbetemi tek ndeshja qw wshtw historike nga antimorali , ku luajtën vet “çunat e Hat Trickut” apo siç i themi rëndom “çunat e UEFA-s” në stadiumin “Air Albania”. Kur flitet për të huajt, jo vetëm në hipokrizinë e futbollit, kemi një jetë që japim prova të forta se edhe bar hajmë për vete, dhe nuk dorëzohemi. E shërngulën Derbin e shumepritur, Partizani-Dinamo, paturpësisht në Elbasan , gjoja për të ruajtur fushën për Kombëtaren se do të luajë këto ditë me Poloninë, por e vërteta paska qënë “mrekulluese” për të huajt dhe e hidhura e radhes për ne !
A ka ndeshje më simbolike se “derbi i shefave” të UEFA-s në token e “Air Albania”-s, kur fusha e saj është shtruar me flori e shkuar floririt (ishalla nuk ka kushtuar 2 milion euro) dhe më e bukura…deri tani është inaguruar dy herë! Na kanë dhënë shpresë , nëse do ta besonim këtë zotin Nilson, se nuk do të ketë inagurim të tretë . Pse duhet ta besojme këtë shpresë? Sepse kur tapetin e ri e shkelën pesha të rënda zyrash si vetë presidenti Duka, llokmat nuk dilnin më nga fusha si britma proteste dhe s’kishte më gropa thithëse si në ndeshjen e inagurimit të parë me Francën…
Sfidanti.al