Erling Halandi i Dortmundit më shumë se kaq para i do vetëm rrogë nëse do të kalojë ndonjëherë tek Paris SG, por mjaft klube janë të detyruar të jetojnë me kaq, apo edhe më pak. Frajburgu, klubi i Bundesligës gjermane ku gati 30 vjet më parë luante Altin Rraklli, është kthyer në një mrekulli e sezonit duke pasur vendin e katërt në renditje, me pikë të barabarta me Dortmundin. Ekipi që është vetëm 1 pikë prapa kreut (Bajern e Leverkusen) ka një buxhet prej vetëm 40 milionë eurosh, dhe një përvojë jo edhe aq të madhe, por rezultatet janë për ekip me pretendime. Trajneri Kristian Shtrajh (Streich) është i kënaqur dhe thotë se janë hedhur bazat për të ardhmen. Lojë e fortë në mbrojtje dhe konkurrencë janë dy shtyllat mbi të cilat është ngritur Frajburgu që ka shtuar emocionet e Bundesligës këtë sezon.
Sfidanti.al