Abramoviç pas 3 vjetësh “nuk bredh më në shkretëtirë”, kthehet të takojë Çelsin

Blutë e Londrës nuk janë si Kukësi i bosit Safet Gjici, pasi ata fitojnë edhe kur presidenti dhe pronari i klubit nuk i qendron mbi kokë. Çelsi ka fituar Championsin sezonin e kaluar, ndërsa Roman Abramoviçi ishte larg Britanisë së Madhe për shkak të problemeve për të marrë një vizë pune. “Njeriu i Vladimir Putinit” (siç e quajnë) e kishte bazën më shumë në Izrael, por tashmë do të kthehet në Londër pas 3 vjetësh. Nuk dihet sesa do të qendrojë, ndërsa besohet se do të kalojë disa kohë me familjen e tij. Ekipin e trajnerit Tuhel, ai mund ta takojë në qendrën stërvitore në Kobham, apo ndoshta edhe në stadiumin “Stemford Brixh”, ndonëse blutë nuk luajnë në shtëpi deri në 20 tetor.

Sfidanti.al