Juventusi i jep Dibalës dy 10-ta, numrin e fanelës dhe rrogën!

U bënë shumë naze nga të dyja palët dhe ishte e qartë se nuk mund të ndodhte ndryshe në një klub me humbje financiare 210 milionë euro në një sezon të vetëm. Gjithsesi, jeta vazhdon ashtu si edhe pretendimet për të qenë në majë në Itali e në Europë, pra duhet gjetur mënyra për të mbajtur më të mirët e mundshëm. Pas largimit të Kristiano Ronaldos, Juventusi duket se ia ka dalë që të mbajë Paulo Dibalën. Siç njoftojnë mediat italiane, klubi torinez është kujdesur që argjentinës t’i japë dy “10”-ta, atë në fanelë, dhe për rrogën pasi shifra bazë mund të jetë 8.5 milionë euro, por bashkë me shpërblimet shkon në 10 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al