“San Siro” si “Arena Air Albania”, Interi e Milani

UEFA ka rënë në dashuri me të, dhe është përzgjedhur që aty do të luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Italisë e Spanjës. Kjo sfidë do të jetë të mërkurën dhe ka bërë që stadiumi “San Siro” t’u ngjajë pak impianteve shqiptare, si “Arena Air Albania”, apo edhe “Niko Dovana” apo stadiumi i Laçit, që i kanë mbyllur dyert për ekipet e tyre. Këtë fundjavë, “San Siro” do t’i mbyllë dyert për Interin e Milanin. Zikaltërit dhe kuqezinjtë do të jenë për herë të parë jashtë fushe njëkohësisht diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serinë A. Interi luan sot në fushën e Sasuolos, ndërsa Milani është nesër në Bergamo ndaj Atalantës. Gjatë sezonit do të ketë një javë kur do të jenë Inter-Venecia dhe Milan-Juventusi, por padyshim që do të luhen në ditë të ndryshme në “San Siro”. Në javën pasardhëse, në 6 shkurt, do të luhet Inter-Milan.

Sfidanti.al