Ish-lojtari i Premier Ligës dënohet se kërcënoi kryeministrin e Holandës!

Brajan Roi u bë shumë kohë që nuk luan futboll pasi sot është 51 vjeç. Ish-lojtari i Notingem Forestit në Premier Ligën angleze, një holandez, do të duhet të bëjë 80 orë punë të detyruar shoqërore pasi kërcënoi me vdekje kryeministrin e Holandës, Mark Rute. Roi shkroi në rrjetet sociale që “ju do të keni shpejt një plumb në kokë”, duke komentuar në një postim që bënte thirrje për Ruten që të jepte dorëheqjen për shkak të skandalit për ndihmën financiare për fëmijët në Holandë. Roi u dënua në Hagë pasi komenti u denoncua në polici, ndërsa është në provë për 2 vjet për një dënim prej 4 javësh në burg. Ai deklaroi se po lufton për të drejtat e fëmijëve që janë cënuar siç e tregon skandali i nxjerrë në dritë.

Sfidanti.al