Ç’bën Man. Junajtidi po i iku Pogbaja? Përpiqet të marrë Kesin!

Francezi ka edhe disa muaj kontratë në “Old Traford” dhe ende asgjë nuk po thuhet për rinovimin. Mançester Junajtidi është në rrezik për ta humbur Pol Pogbanë me parametër zero, ndërsa mesfushori kampion i botës përlqehet nga Reali dhe Paris SG, por gjithsesi drejtuesit e klubit anglez po e mendojnë një zgjidhje. Siç raportojnë mediat, Junajtidi synon të marrë mesfushorin e Milanit, Frenk Kesi, që cilësohet si alternativa më e mirë për Pogbanë. Kesin e kërkojnë shumë klube të rëndësishëm në Europë, ndërsa atij gjithashtu i përfundon kontrata në fund të sezonit. Afrikani kërkon të paktën 8 milionë euro rrogë bazë në vit, me Milanin që i jep deri në 6.5, por për Mançester Junajtidin ky nuk duhet të jetë një problem.

Sfidanti.al