Interi po përgatit një ofertë marramendëse për Antonio Konten

Mediumet italianë kanë publikuar, këto ditë, një lajm sensacional, një “bombë” të vërtetë, duke pretenduar se pronarët e rinj të Interit, sezonin e ardhshëm, e duan trajnerin aktual të Celsit, Antonio Konten, në krye të stolit të drejtimit të këtij klubi milanez dhe se, për këtë qëllim, ata kanë përgatitur një ofertë marramëndëse. Pronarët e rinj të “neroazurëve” kanë plane të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe synojnë që ta kthejnë Interin ne krye të futbollit italian dhe atij evropian, duke përcaktuar Konten si “udhëheqësin” më ideal për ta ringritur këtë ekip.

Që ta realizojnë këtë synim të tyre, më saktë, që “ta grabisin” Konten nga Celsi, pronarët e Interit kanë përgatitur një ofertë që thuhet se “peshon” 60 milionë euro ose, konkretisht, një kontratë katërvjeçare, në bazë të së cilës ky trajner italian do të fitonte, çdo vit, 15 milionë euro. Madje, thuhet se, që ta realizojnë këtë synim të tyre, pra, që ta bindin Konten që të kthehet në Itali, ata do t’i lejnë atij (Kontes) “dorë të lirë” në tregun e transferimeve dhe një buxhet prej 400 milionë eurosh të pabesueshëm!

Sfidanti.al