Inter-Atalanta magnetike për tifozët, në “San Siro” ishin dy rivalë për titull!

Bergamaskët vlerësohen si tepër të vegjël për emrin që kanë, por këta 3 vjet po bindin gjithnjë e më shumë me paraqitjen në fushë. Mrekullia e fundit e Atalantës ishte barazimi 2-2 në fushën e Interit kampion në “San Siro”, një rezultat që mund të kishte qenë edhe humbje, por që u arrit falë lojës dhe karakterit. Përmbysjet nuk munguan, pra edhe emocionet e forta, raste për të dyja palët, goditje shtyllash dhe penallti e humbur në fund nga zikaltërit, e që mund t’i kishte dhënë fitoren.

Nikolo Barela ishte madhështor për interistët duke krijuar golat e rastet, ndërsa Lautaro Martinez ishte klas i lartë në golin për 1-0. Edhe më i lartë Ruslan Malinovski me rrjetën e barazimit, dhe jo më kot u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë. Toloi i dha fitoren “DEA”-s në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit meritoi Interi. Xheko barazoi në pozicion të rregullt, një penallti u dha për vendasit dhe u humb nga Dimarko (E caktova unë, tha Inzagi), ndërsa u anulua edhe një gol. Për momentin, Interi u ndal në kuotën e 14 pikëve, 2 më pak se Milani, por edhe kuqezinjtë do të duhet të ndeshen me ekipin e Gasperinit që tani ka 11 pikë, dhe që gjithashtu pretendon titullin.

Sfidanti.al