Kriza financiare dhe pakënaqësia e klubeve më të fuqishëm po bën që të shtohen edhe më shumë akuzat dhe goditjet ndaj “qeverisë europiane të futbollit”. Pas përplasjeve të ashpra që kanë pasur me UEFA-n, Reali e Juventusi, i vjen radha Milanit të kalojë në sulm. Administratori Ivan Gazidhis, ish-drejtues i Arsenalit, deklaron se “UEFA është e njëanshme dhe kjo njëanshmëri po bën që të humbasë besueshmërinë”. “Ne u përjashtuam një vit nga kupat e Europës për shkak të Lojës së Ndershme Financiare, dhe në tetor do të duhet të përgjigjemi sërish, – thotë Gazidhis, – duhet një rregullore e qendrueshme. E pranoj të dënohemi, por duhet rregullore e barabartë për të gjithë”. Milani e ka fjalën tek ajo që po bën Paris SG, që ka shpenzuar qindra milionë euro, por që nuk ka asnjë problem me UEFA-n.
Sfidanti.al