Bashkë me ta është të paktën edhe një emër i madh, Jurgen Klopi. Premier Liga angleze jo më kot vlerësohet si kampionati më i fortë në botë, dhe meriton të ketë trajnerët më të mirë. Dueli në “Stemford Brixh” mes Tomas Tuhelit e Pep Guardiolës ishte i nivelit më të lartë, mes ekipeve ndër më të fortët e Europës si Çelsi e Mançester Siti (të mos harrojmë Bajernin, Realin, Liverpulin e PSG-në). Guardiola më në fund fitoi ndeshjen e parë në Angli me rivalin e tij gjerman ndërsa ishte 0-3 deri para së shtunës. Një gol i Gabriel Zhezusit i dha Sitit fitoren e merituar, ndërsa mediat angleze përshkruan me hollësi torturën që dy trajnerët kaluan në vijën anësore.
Bashkë me ta është edhe Jurgen Klopi tek Liverpuli, ndërsa nuk po i afrojmë në këtë nivel trajnerë të tillë si Solskjer (Man. Junajtid) apo Espirito Santo (Totenhem). “Ne sot luajtëm për njëri-tjetrin, – thotë Guardiola, – ne vrapuam për njëri-tjetrin dhe pasuam për njëri-tjetrin. Kështu duhet të luhet futbolli. Nuk është puna vetëm për 3 pikët, por për lojën tonë”.
Sfidanti.al