Ksavi në stolin e Barcelonës, lojtarët e dhanë “votën” në vend të Kumanit!

Operacioni nisi menjëherë pas barazimit 0-0 me Kadisin në La Liga, ndërsa realisht kishte filluar më përpara. Ksavi Hernandez është njeriu që Barcelona shpreson se do ta kthejë tek suksesi, ndërsa janë “skartuar” emra të tjerë mes të cilëve edhe Roberto Martinez apo Antonio Konte. Ish-mesfushori ka qenë në kontakt me presidentin Laporta, ndërsa futbollistët kanë qenë në dijeni të asaj që po ndodhte, të paktën ata kryesorët dhe më veteranët në skuadër. Jo vetëm kaq, por Gerard Pike dhe Sergi Roberto i dolën publikisht kundër trajnerit Kuman, që kishte deklaruar se “do të ishte sukses që Barcelona të dilte në 4 të parat në kampionat”. Të dy kanë theksuar se ekipi duhet të luftojë vetëm për titull.

Sfidanti.al