Nga De Brujn tek Fernandinjo e Gyndogan, ç’po ndodh me hierarkinë tek Siti?!

Një skuadër që nuk arrin të përcaktojë se kush do të jenë prijësit e saj në fushë, nuk e ka të lehtë që të fitojë. Mançester Siti duket se është një ekip i tillë, dhe kjo nuk u duk vetëm tek finalja e humbur e Championsit ndaj Çelsit, për të cilën Romelu Lukaku thotë se “e kuptova kush do të fitonte që kur ekipet dolën në fushë”. Që pas largimit të Vinsent Kompanisë, Siti ka pasur vështirësi për kapitenët sepse Fernandinjo dalë nga dalë është nxjerrë nga formacioni i Pep Guardiolës. Vetë lojtarët kanë votuar kapitenët e tyre, që pas ikjes së qendërmbrojtësit belg, por votëbesimi për Kevin De Brujnin nuk doli i saktë. Mesfushori drejtoi ekipin për herë të fundit pikërisht në finalen e Championsit. Tashmë, hierarkia është e ndryshme. Kapiten është Fernandinjo, zëvendës i tij Ilkai Gyndogan, ndërsa Ruben Dias është ngjitur në vendin e tretë, duke lënë De Brujnin të katërtin. Guardiola shpreson vetëm që lojtarët e tij të kenë votuar “me mend në kokë”.

Sfidanti.al