Borxhet janë mbi 1 miliardë euro, madje mund të jenë edhe më shumë (thuhet të paktën 1.2, apo ndoshta edhe 1.5 miliardë), por “Kamp Nou” nuk i “fik” dritat. Drejtuesit e Barcelonës, të paktën sipas njoftimeve mediatike, kanë plane të mëdha sepse duan që skuadra e tyre të jetë në elitën e futbollit siç ka qenë në pjesën më të madhe të historisë. Përkundër rrezikut të falimentimit dhe largimit të Mesit, presidenti Laporta është ambicioz dhe janë 3 emra që synohen: Dani Olmo, Pol Pogna dhe Erling Haland. i pari do të kushtojë jo pak, ndoshta 50-60 milionë euro, i dyti mund të vijë falas, por dëshiron rrogë të lartë, ndërsa i treti nuk vjen pa 75 deri në 90 milionë euro. Ky është realiteti, ndërsa përveç kostove duhet llogaritur edhe konkurrenca. Gjithsesi, tek Barcelona ëndërrojnë mbi “retë”.
Sfidanti.al