Mosha nuk ia lejon, por ajo që bëri në pistën olimpike të stadiumit roman ishte po aq madhështore sa medalja e artë në Tokio 2020 e kampionit nga Italia. Zhoze Murinjo po krahasohet me shaka dhe dashuri me kampionin olimpik, Xhejkobs, ndërsa vrapoi si i çmendur pas golit të fitores së Romës ndaj Sasuolos në Serinë A. “U tregova një fëmijë 10-vjeçar”, – pohoi më pas portugezi, ndërsa e përditshmja tabloide britanike, “Mirror” vendos një fotomontazh të Murinjos dhe Xhejkobsit duke vrapuar, e duke thënë se trajneri ishte më i shpejtë sesa sprintieri. Po ashtu, tashmë Zhozeja do të ketë një nofkë tjetër, jo më “Njeriu i Veçantë” (The Special One), por “Vrapimi i Veçantë” (The Special Run).
Sfidanti.al