Champions, Bonuçi u heq veshin të rinjve: Kjo fanelë është ndryshe!

Ka thënë të vërtetën njëri prej kapitenëve dhe duket se ky është një problem për këtë Juventus. Nuk mund të thuhet se skuadra nuk ka talent, por frika është se yjet e rinj janë tepër fëminorë për të kuptuar rëndësinë e fanelës. Që do të thotë tek Juvja nuk luhet dot për kënaqësi, as nuk mund të mjaftohesh me një lojë “dinjitoze”, barazim apo fitore “për Shën Llesh”. Mekkeni, Kean, Kulushevski, Bernardeski, madje edhe vetë Kieza. “Djem, kjo fanelë është ndryshe”, – është thirrja e Bonuçit, që bën thirrje edhe për më të vjetrit duke thënë se “duhet të rigjejmë modestinë dhe thjeshtësinë e viteve të kaluara”. Për fat të keq, Juvja e kishte një legjendë që mund të ishte shembull për më të rinjtë, Kristiano Ronaldon, por ai nuk deshi të vazhdonte në Torino, dhe ka shkuar si “mësues” në “Old Traford”. Sidoqoftë, me Kielinin e Bonuçin, trajneri Alegri i ka dy “profesorë” që, siç thoshte dikur Murinjo “duket sikur kanë mbaruar Universitetet e Oksfordit e Kembrixhit”.

Sfidanti.al