Është ndërtuar nga një kompani britanike dhe ndodhet në një bregdet në Filipine. Fjala është për një fushë futbolli të veçantë, ndërtuar mbi ujë në një ishull të shkretë diku larg jetës së vrullshme normale, dhe ndërtimi i saj u bë për të ndihmuar fëmijët e një komuniteti të cilësuar si “nomadët e detit”. Zona quhet Maluso në ishullin Basilan rreth 1500 km në jug të kryeqytetit Manila, në një nga rajonet më të varfëra të Filipineve. Nëpërmjet futbollit, shpresohet që fëmijët të shmangen nga mënyra e jetesës me banditizëm, pirateri apo terrorizëm. Gjithsesi, mediat britanike bëjnë shaka duke thënë se në atë fushë, duhet të shkosh me not që të marrësh topin nëse bie në det, dhe ta kthesh përsëri për të luajtur.
Sfidanti.al