Në Bavari nuk janë aspak të këqinj për të “qepur” kontratat dhe jo më kot Bajerni ka qenë një nga ekipet më të mirë të Europës që nga vitet 70-të. Pas rinovimit me Xhoshua Kimihun, bavarezët duket se kanë arritur akordin me mesfushorin tjetër, Leon Gorecka. Lajmet nga Gjermania janë që akordi do të jetë deri në vitin 2026, ndërsa “Kikeri” shkruan se Hasan Salihamixhiç “ia ka marrë në kthesë Mançester Junajtidi, Realit e Barcelonës”. Kontrata e Goreckës përfundon në qershor 2022, ndërsa ai ka shënuar 25 gola e ka dhënë 27 asiste në 117 ndeshje, që pasi erdhi nga Shalke. Në radhë janë dy lojtarë të tjerë, kontratat e të cilëve përfundojnë në 2022, dhe këta janë Niklas Zyle dhe Korenten Toliso.
Sfidanti.al