Trajneri i Bajernit vlerësoi kundërshtarin në prag të ndeshjes së Championsit në “Kamp Nou”. Tekniku 34-vjeçar, që ka moshën e Lionel Mesit, gjykon se Barcelona mund të mos jetë më e dobët pa argjentinasin. “Ekipi sot është i ndryshëm, – tha ai, – natyrisht, ndihet mungesa e një lojtari të jashtëzakonshëm si Lionel Mesi, por ka lojtarë të tjerë që do të marrin përgjegjësinë. Kanë De Jong, Pedri. Mbrojtja ka ndryshuar, ata bëjnë presion më përpara dhe mund ta ndryshojnë skemën gjatë ndeshjes. Nuk besoj se do të jenë më të dobët pa Mesin”. Për Nagelsmanin, Bajerni duhet të luajë ndeshjen perfekte për fituar, ndërsa për t’ia dalë sërish në Champions, ka rëndësi që të nisen ndeshja mirë.
Sfidanti.al