Gjatë verës ekzistonte frika se Paris SG do të bindte Kilian Mbapenë që të rinovonte kontratën, nëpërmjet pranisë së Lionel Mesit. Kjo duhet parë nëse do të ndodhë, por e sigurt është që do të ndodhë rinovimi i kontratës nga Pol Pogba në “Old Traford”. Mesfushori francez besohej se vitin e ardhshëm do të largohej për tek Paris SG me parametër zero, por mbërritja e Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtidi, dhe ndikimi që portugezi pati që në javën e parë, po bën që ai të mendohet. Pogba tani beson më shumë se Junajtidi mund të fitojë trofe, dhe se presioni mbi të do të jetë më i vogël. Ndërkaq, pritet të shihet se cili do të jetë ndikimi i Mesit tek Mbapeja.
Sfidanti.al