Misteri është i madh lidhur me veprimet financiare të Paris SG, dhe me konkurrencën që është bërë e pabarabartë mes një klubi që mbështetet nga një shtet me klube që janë biznese private apo të zotëruara nga tifozët. Presidenti i Paris SG, Al Helaifi, duket se deshi të falenderonte UEFA-n që ndryshoi Ligjin e Lojës së Ndershme Financiare, duke lejuar “injeksione” financiare në klub mjaft që të mos quhen borxhe. Kjo ka lejuar të merren të tillë si Nejmar, Mbape e tani Mesi, dhe të mos lejohet largimi i Mbapesë. Për t’ia shpërblyer UEFA-s, Al Helaifi sulmoi ashpër tre klubet “rebelë” të Superligës Europiane, Realin, Barcelonën e Juventusin. PSG nuk ia ka nevojën sot Superligës Europiane duke pasur paratë e Gjirit Persik, ndërsa nesër mund të hyjë si “zonjë e madhe” në këtë Superligë.
Sfidanti.al