Natyrisht jemi duke folur për sezonet e kaluara, jo për këtë që po zhvillohet, në të cilin Red Bulli është shumë i mirë. Gjithsesi, Çmimi i Madh i Italisë në Monzë ka qenë gjithnjë i mirë për Ljuis Hamiltonin që ka fituar 5 herë aty, po aq sa Mikael Shumaheri, duke qenë rekordmenë. Kjo mund ta ndihmojë në garën për titull ndaj Maks Verstapenit të Red Bullit, me kushtin që Mercedesi të paraqitet ashtu siç ishte në Silverston, jo si në Holandë. Gara është këtë fundjavë, pra tepër shpejt, dhe holandezi kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1 me 3 pikë më shumë sesa anglezi. Më pas vijnë Çmimet e Mëdha të Rusisë (Soçi), të Rusisë (Stamboll), SHBA-së (Ostin), Meksikë, Brazil (Interlagos), Arabi Saudite (Xheda) dhe Abu Dabi, ku Hamiltoni zakonisht ka rekorde më të mira, por ku Verstapeni do të jetë i rrezikshëm.
Sfidanti.al