Ndoshta Rafa Benitez do t’i japë fund kësaj “masakre” që po vazhdon që prej vitit 2016. Ishte koha kur pronari i sotëm, Farhad Moshiri sapo bleu aksionet dhe deklaroi ambicien e tij për t’u kualifikuar për në Champions. Kjo gjë nuk ka ndodhur, ndërsa janë shpenzuar 500 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 680 milionë euro. Disa trajnerë të njohur kanë zëvendësuar njëri-tjetrin si Roberto Martinez (sot tek Belgjika), Ronald Kuman, Sem Allërdajs, Marko Silva apo Karlo Ançeloti, por vjet u arrit vetëm vendi i 10-të. Plot 44 lojtarë u morën në 5 vjet, por shumë pak mbeten në ekip siç janë Risharlison, Kalvert-Ljuin, Pikford apo Dinje. Shpresa është që Rafa Benitez të jetë ndryshe!
Sfidanti.al