Kupa e Botës është vitin që vjen dhe një ndryshim mund të ndodhë përpara Katarit. Franca, kampione e botës, është në krizë identiteti e loje, më shumë sesa rezultatesh, dhe trajneri Didie Deshamp mund t’i ketë ditët të numëruara. Mediat franceze raportojnë se Deshampi po humbet kontrollin ndaj lojtarëve, të cilët janë bërë tepër të vështirë për t’u drejtuar. Ndoshta trajneri është i lodhur pas gati 10 vitesh në drejtim, ndërsa në kombëtare kanë ndikuar problemet politike dhe sociale të vendit, po ashtu si egot e yjeve që janë bërë shumë të mëdhenj. Edhe kthimi i Karim Benzemasë më shumë duket se ka prishur punë, duke prishur ekuilibrat. Ndoshta Federata Franceze po mendon për Zinedin Zidanin, për të hapur një kapitull të ri përpara sesa ekipi të shkojë në fazën finale të Botërorit.
Sfidanti.al