Tifozët spanjollë zgjedhin ekipin më të mirë: Atletikon e Madridit

Nuk patën dyshim ata që votuan në sondazhin e gazetës “Marka”. Ishin mbi 50 000, dhe sondazhi vazhdoi edhe më tej, por rezultati ishte i qartë: Atletiko e Madridit ka formacionin më të mirë nga të gjitha skuadrat e La Ligës, duke qenë favorite për të ruajtur titullin e fituar vjet. Afrimi i Antuan Grizmanit ka rritur vlerësimin për “kolçonerot”, ndërsa në formacion janë De Paul e pikërisht Grizman. Kjo edhe sepse Zhoao Feliks dhe Korrea e kanë nisur sezonin shumë mirë, por lexuesit e “Markës” nuk i shohin ende si titullarë në formacionin bazë të trajnerit Diego Pablo Simeone. Formacioni i Atletikos, sipas tifozëve: Oblak, Tripier, Saviç, Gimenez, Hermoso, Jorente, Koke, De Paul, Karrasko, Luis Suarez, Grizman. Tr. Simeone

Sfidanti.al