Trajneri i vjetër dhe i ri duket se po mendon një skemë konservatore, që e zbaton edhe Edi Reja në kombëtaren e Shqipërisë. Masimiliano Alegri do të luajë me 3 lojtarë në mbrojtje për të forcuar repartin, dhe po ashtu për të mbledhur forcat në mesfushë. “Maks” i ka mundësitë sepse, nëse nuk do të ketë dëmtime, Juventusi mund të luajë me treshen difensive, Kielini-Bonuçi-De Ligt. Duke pasur dy lojtarë në krahë, pritet të pësohen më pak gola, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë 3 lojtarë, pra do të ketë “popullin”. Problemi është në sulm dhe nuk ka të bëjë me Dibalën, që është një sulmues i tërhequr shumë i mirë, dhe një kapiten i vërtetë. Në mungesë të CR7-ës askush nuk garanton golat, as Morata dhe as Kieza e Kulushevski që luajnë më shumë në krahë.
Sfidanti.al