Cila “sirenë” do ta bindë më në fund Kilian Mbapenë?!

Kështu siç qendrojnë gjërat sot, kampioni i botës do të jetë në Madrid verën e ardhshme. Kilian Mbape u shpreh i zemëruar dhe i mërzitur pasi nuk e realizoi planin e tij muajin e kaluar dhe reagimi i tij në rrjetet sociale ishte i qartë. “Riprogramoji ëndrrat e tua”, – shkruajti ai, – pra ëndrra vazhdon. Gjithsesi, tek Reali kanë frikë se Paris SG do të bëjë çmos që ta bindë Mbapenë për të qendruar, ndërsa koha në dispozicion të francezëve është e shkurtër. Gjithçka duhet të ndodhë deri në 1 janar, sepse më pas sulmuesi 22-vjeçar do të ketë mundësi ligjore që të firmosë parakontratë me madrilenët. Nuk dihet nëse “sirenat” e PSG-së do t’ia dalin, ndërsa presidenti Al Helaifi do të bëjë çmos. Gjithçka mund të bëhet vetëm nëse Paris SG luan shumë mirë, dhe Mbape ndihet mirë me Mesin e Nejmarin në fushën e lojës. Gjithsesi, faktet e tanishme janë që ai refuzoi 45 milionë euro në sezon, dhe u kënaq që Reali ofroi 200 milionë euro për kartonin.

Sfidanti.al