Për shumë vjet, kombëtarja gjermane nuk ka pasur probleme apo diskutime të tilla sepse vazhdimisht fitonte. Gjithsesi, që pas përfundimit të epokës së brezit të madh të viteve 80-90-të, “teutonët” kanë pasur shumë dështime (si edhe disa suksese), dhe ekipi kombëtar shikohet gjithnjë e më shumë me “lupë” nga mediat. Kritikat për ish-trajnerin Joakim Lëv kanë qenë të shumta, ndërsa për momentin ka lavdërime për Hansi Flikun. Ish-trajneri i Bajernit lavdërohet se ka zgjedhur një stil komunikues për lojtarët. Kështu, ai foli veç në grumbullim me Leroi Sanenë apo Timo Vernerin, për t’i ndihmuar që të çlirohen nga pasiguritë dhe për të harruar problemet me ekipet e klubeve. Po ashtu, i dha rol drejtues Tomas Mylerit, duke e vendosur pas kapitenit Manuel Nojer, ndërsa numri 25 ishte i përjashtuar nga Lëvi dhe mezi u kthye para Europianit. Konkluzioni mediatik ishte që “Fliku ka stil komunikues, aktiv, pranë lojtarëve dhe me veprime të shpejta”.
Sfidanti.al