Interi nuk mund të kursejë 30 milionë euro për Lautaron, Brozoviçin e Barelën!

Rinovimet janë po aq të rëndësishme sa përforcimet, dhe këtë e dinë edhe në Milano. Interi ka projektin për të firmosur kontratat e reja me Lautaro Martinezin (deri në 2025), me Nikolo Barelën dhe Marcelo Brozoviçin, të cilit i përfundon akordi i tanishëm në 2022. Planifikohen 6 deri në 6.5 milionë euro në sezon për Lautaron, për Brozoviçin rritja do të jetë nga 3.5 deri në 4.5 milionë “neto” në vit, dhe po kështu do të jetë edhe për Barelën që sot merr 2.5 milionë euro në edicion. Kjo do të thotë një shumë prej rreth 15 milionë eurosh, që bashkë me taksat shkojnë në 30 milionë euro. Siç thekson “La Gazeta delo Sport”, këto para janë të rëndësishme, por edhe më të rëndësishëm për momentin janë 3 futbollistët që cilësohen si të paprekshëm nga trajneri Simone Inzagi.

Sfidanti.al