Në “Old Traford” u shkrepën dhe u botuan më pas fotot e para të Kristiano Ronaldo me fanelën e “djajve të kuq”. Plot 12 vjet pas largimit për tek Reali kundrejt 94 milionë eurove (80 milionë paundëve), portugezi bën rikthimin me një kontratë 2-vjeçare, me të drejtë shtyrje edhe për një vit tjetër. Junajtid pagoi rreth 23 milionë euro (gjithsej) tek Juventusi, ndërsa rroga thuhet se do të jetë 385 000 paundë stërlina në javë, po aq sa ajo e Romelu Lukakut. Ajo që bie në sy është që Kristiano është tepër i lumtur ndërsa pozon me fanelën e re, dhe të vjetër gjithashtu. Mezi paska pritur të largohet nga Juventusi dhe Seria A, e të kthehet tek Mançester Junajtidi e Premier Liga.
Sfidanti.al