Hamiltoni ka 300 milionë euro pasuri nga sporti, por quan drejtuesit e Formula 1, “makutër”

Në të vërtetë nuk ia ka thënë kështu fjalën, por gjithsesi ka qenë aty afër. Ljuis Hamilton akuzoi publikisht organizatorët e Formula 1 dhe të Federatës Botërore të Automobilizmit, që u treguan “lakmitarë” për para që nuk ia kthyen tifozëve paratë e biletave për Çmimin e Madh të Belgjikës, që praktikisht nuk u zhvillua. Nga gara pati vetëm 2 xhiro, dhe 3-4 orë pritje, ndërsa biletat kushtonin nga 120 deri në 580 euro. Gjithsesi, drejtuesit e Formula 1 dhe të FIA-s thuhet se janë nervozuar dhe mërzitur shumë me komentet e Hamiltonit, së pari sepse mendojnë se ato duheshin bërë “brenda familjes”. Nga ana tjetër, mediat angleze shkruan se Hamilton ka fituar një pasuri prej 300 milionë eurosh nga Formula 1, ndaj edhe nuk mund t’i quajë të tjerët “lakmitarë”.

Sfidanti.al